Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KINA 2019

Argjentina bën “tango” me Serbinë

FOTO / fiba.com

Argjentina bën “tango” me Serbinë


10 September, 2019 @15:06

Skuadra e Argjentinës, duke e mposhtur Serbinë me rezultat 97-87, u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Kina 2019.

Argjentina në shumicën e kohës nuk e lëshoi epërsinë dhe me ndihmën e Luis Scolas dhe Facundo Campazzos, arriti të kualifikohet tutje.

Scola 39 vjeçar ishte koshashënuesi më i mirë te Argjentina me 20 pikë, kurse Campazzo shkëlqeu me 18 pikë, 12 asistime e 6 kërcime.

Te Serbia më i dalluari ishte Bogdan Bogdanovic me 21 pikë.

Argjentina në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli SHBA - Franca.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019