FRANCA - AUSTRALIA
Rikthim në pjesën e dytë, Franca e bronztë
15 September, 2019 @11:54
Tre-kolorët në vendin e tretë.
Franca duke e mposhtur Australinë me rezultat 67-59, arriti medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Kina 2019.
Françezët, deri në çerekun e katërt ishin në disantazh, por topat e humbur nga kengurët e Australisë, i kushtuan atyre me humbje.
Nando De Colo ishte më i miri te Franca me 19 pikë e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Evan Fournier me 16 pikë të tjera. Këta dy lojtarë ishin të vetmit me pikë dyshifrore te Franca
Te Australia u dalluan Joe Ingles me 17 pikë dhe Patty Mills me 15 pikë.
Kjo është medalja e bronztë e dytë në histori të Francës në kampionate botërore, kurse Australia për herë të parë në historinë e tyre e arriten vendin e katërt në një botëror.