Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA - AUSTRALIA

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale

FOTO / fiba.com

Pas 2 vazhdimeve, Spanja në finale


13 September, 2019 @12:35

Ishin pranë humbjes, por pas 2 vazhdimeve, Spanja arriti ta mposhtë Australinë me rezultat 95-88 dhe kështu u kualifikua në finale të Kampionatit Botëror Kina 2019.

Australia për herë të parë në histori të tyre arritën gjysmëfinalen, kurse nuk kishin përvojë të mjaftueshme ta menaxhonin rezultatin kundër një Spanje që luan shpesh në këto nivele.

a

Marc Gasol shkëlqeu me 33 pikë e 6 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Ricky Rubio me 19 pikë, 12 asistime e 7 kërcime.

Te Australia më i miri ishte Patty Mills me 32 pikë, por nuk mjaftoi për fitore.

Spanja në finale do të takohet me fituesin nga dueli Argjentina - Franca, kurse Australia do të luaj me humbësin nga ky duel për vendet 3 dhe 4.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019