Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KINA 2019

Spanja shpallet kampione e Botës!

Spanja shpallet kampione e Botës!


15 September, 2019 @19:22

Një finale që kaloi dukshëm me më pak emocione se që pritej, u mbyll me fitoren e Spanjës, përfaqësuese e cila arriti të shpallet kampione e Botës në basketboll.

Spanja në finale e mposhti me rezultat 95-75 Argjentinën, e cila zhgënjeu në finale, duke mos qenë rival shumë i denjë për përfaqësuesen spanjolle, me përjashtim të disa momenteve të caktuara, që zakonisht zgjatën shkurt.

Me 20 pikë e 7 kërcime te spanjollët fantastik ishte Ricky Rubio, i cili u shpall MVP i gjithë botërorit më pas, ndërsa ndeshje mjaft të mirë zhvilloi edhe Marc Gasol. Gasol bashkë me shtatlartët e tjerë spanjollë bënë diferencën nën trapez, ku Spanja e dominoi bindshëm Argjentinën.

Pas triumfit të vitit 2006, kjo është hera e dytë që Spanja shpallet kampione e Botës në basketboll.


 
Të gjitha lajmet nga International