AUSTRALIA - ÇEKIA
Historike, “kengurët” në gjysmëfinale
11 September, 2019 @16:42
Australia duke e mposhtur Çekinë me rezultat 82-70, për herë të parë u kualifikua në gjysmëfinale të një kampionati botëror.
10 minutësh i parë i ndeshjes ishte i barabartë, kurse Australia dalëngadalë duke e rritur ritmin e lojës, epersinë e krijoi që nga çereku i tretë, e më pas e kontrolloi ndeshjen deri në fund.
Te “kengurët” më i dalluari ishte lojtari i San Antonio Spursit, Patty Mills me 24 pikë e 6 asistime, ndërsa te Çekia u dalluan Patrik Auda me 21 pikë dhe Tomas Satoransky me 13 pikë, 13 asistime e 9 kërcime.
Australia në gjysmëfinale do të takohet me Spanjën, kurse Çekia do të luaj me Poloninë për njërin nga vendet 5-8.