Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARGJENTINA - FRANCA

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën

FOTO / fiba.com

Argjentina gjunjëzon Francën, në finale me Spanjën


13 September, 2019 @16:15

Me veteranin 39 vjeçar, Luis Scola, Argjentina e mposhti Francën me rezultat 80-66 dhe u kualifikua në finale të Kampionatit Botëror Kina 2019.

Luis Scola tregoi se mosha është vetëm numër. Ai me 39 vjet luajti me double-double prej 28 pikëve e 13 kërcimeve, kurse me pikë dyshifrore luajtën edhe Gabriel Deck me 13 pikë dhe Facundo Campazzo me 12 pikë të tjera.

Te Franca u dallua Evan Fournier me 16 pikë, kurse në humbjen e Francës luajti rol të rëndësishëm performancat e Rudy Gobertit, i cili luajti me vetëm 3 pikë.

Argjentina në finale do të takohet me Spanjën, kurse Franca do të luaj me Australinë për vendet 3-4.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019