SERBIA - SHBA
Erdhën si favorit, mbetën jashtë TOP 5-shes
12 September, 2019 @15:33
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disfatës ndaj Francës dje, sot pësuan edhe nga Serbia me rezultat 94-89.
Serbia e nisi ndeshjen furishëm, ku 10 minutëshin e parë shënuan 32 pikë, kurse pësuan vetëm 7 pikë.
Por djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich, prej -25 disavantazh, u rikthyen në çerekun e dytë dhe e mbyllën pjesën e parë me vetëm -4 pikë.
Në pjesën e dytë, fitoren e kërkoi më shumë Serbia dhe kështu e mposhti SHBA-në në fund.
Më i miri te Serbia ishte Bogdan Bogdanovic me 28 pikë, kurse te SHBA Harrison Barnes me 22 pikë të shënuara.
Serbia do të luftojë në ndeshjen për vendin e pestë me fituesin nga dueli Polonia - Çekia, kursa SHBA-ja për vendin e shtatë me humbësin nga ky duel.
SHBA-ja para humbjes ndaj Francës, kishte një seri prej 58 fitoreve rresht, kurse humbja e fundit e tyre para se të pësonte nga Franca dje, ishte kundër Greqisë në vitin 2006.