DUELI I RADHËS

Foto: fiba.com
Kosova U16 ndaj Luksemburgut sot
12 August, 2017 @12:05
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, në duelin e tretë të Grupit D sot luan ndaj Luksemburgut.
Djelmoshat e drejtuar nga Ibrahim Karabeg dhe Lorik Kllokoqi kanë pasur paraqitje tejet të mirë në dy ndeshjet e para ndaj kundërshtarëve të fortë si Portugalia dhe Maqedonia, por të dyja ndeshjet i humbën në sekondat e fundit të ndeshjes.
Dueli Kosova U16 - Luksemburgu U16 zhvillohet prej orës 12:45 sot në Sofje.