KOSOVA U16 - MAQEDONIA U16

Përsëri humbje në fund për Kosovën
11 August, 2017 @14:52
E pabesueshme, por e vërtetë. Kosova U16 ka humbur përsëri në sekondat e fundit të ndeshjes në Europianin U16 të Divizionit B që po zhvillohet në Sofje.
Edhepse ndeshja ka qenë e ngushtë sa i përket rezultatit gjatë gjithë 40 minutave lojë, Kosova U16 në minutën e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjë pikë, derisa bashkëmoshatarët e tyre maqedonas kanë shënuar 4 për të marrë fitoren 61-64 në fund.
Kjo është ndeshja e dytë me radhë që Kosova U16 po e humb në këtë mënyrë, pasi që dje, edhe Portugalia U16 mposhti Kosovën U16 në sekondat e fundit të ndeshjes.
Paraqitja e mirë e basketbollistëve shpresa të së nesërmes për Kosovën po shihet lojë pas loje, por rezultati s’po vjen ende nga Sofja.
Pas dy ndeshjeve të para, Kosova U16 ka dy humbje.
Erhan Sholla ka qenë i jashtëzakonshëm për Kosovën me 26 pikë të shënuara dhe 8 kërcime. Ndërsa lojtari tjetër i vetëm që ka kaluar pragun e pikëve dyshifrore ka qenë Art Imeri me 11 të shënuara dhe 12 kërcime.