Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZENTOHET PËRZGJEDHËSI I RI

Greenberg: Shpresoj t’ua shpaguaj besimin

Greenberg: Shpresoj t’ua shpaguaj besimin


Teksti: FBK

23 April, 2017 @14:09

Të dielën në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetari Erolld Belegu para Bordit të FBK-së e ka prezantuar përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses A të Kosovës, strategun e mirënjohur amerikan, Brad Greenberg, si dhe kryetarin e Këshillit Profesional, trajnerin slloven, Anton Krump.

Belegu po ashtu para Greenberg-ut dhe Krump-it e prezantoi Bordin e FBK-së dhe rolet e secilit anëtarë, si dhe stafin e FBK-së, ndërsa më pas fjalën e morë të dy trajnerët, të cilët folën për punën që i pret në vazhdim:

“Pas disa muajsh kërkimi për përzgjedhësin e ri dhe pas disa bisedimeve që i kemi pasur me trajnerin Greenberg kemi rënë dakord që ai të jetë përzgjedhës i Kosovës për garat parakualifikuese për Kupën e Botës ‘Kina 2019’. Ne besojmë se së bashku me trajnerin e ri do të kemi sukses në grupin tonë dhe kështu do të arrijnë të kualifikohemi për fazën e radhës në garat e FIBA-s në nivel të Përfaqësueseve”.

Brad Greenberg u shpreh i kënaqur për mundësinë që i është dhënë për të udhëhequr Përfaqësuesen A të Kosovës, dhe të njëjtën kohë tha se kjo është një sfidë e madhe për të.

“Kam kënaqësinë që jam këtu para jush dhe shpresoj se do t’ua shpaguaj besimin e dhënë për faktin se më keni emëruar përzgjedhës të Përfaqësueses A. Kam grumbulluar mjaft informata për Kosovën dhe mendoj se jam në vendin e duhur. Unë do të mbaj përgjegjësi për ekipin që do të drejtoj dhe besoj se bashkërisht do të ndërtojmë një skuadër të mirë, por edhe do të arrijmë të realizojmë qëllimet tona. Drejtimi i Përfaqësueses A për mua është një sfidë, por edhë kënaqësi, si dhe shans i madh, andaj unë premtoj se do të bëj më të mirën që të arrijmë rezultatet pozitive me ekipin”.

Në anën tjetër kryetari i Këshillit Profesional, Anton Krump tha se me arritjen e marrëveshjes me trajnerin Greenberg, FBK e ka bërë një punë shumë të mirë dhe beson se me vullnetin e mirë të të gjithëve, Kosova do të arrij suksese në parakualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”.

“Unë jam shumë i lumtur që jam në mesin tuaj, në mesin e njerëzve që e duan basketbollin dhe që duan që basketbolli të shkoj sa më përpara. Së bashku me trajnerin Greenberg dhe me stafin që ai do të krijoj unë besoj shumë se Kosova do të arrij rezultate pozitive në garat parakualifikuese”.

Duhet theksuar se Kosova do të bëjë gara në Grupin C të parakualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.


MEMPHIS - SPURS @ GAME 4

Shpëtimtari Gasol, barazon serinë

NBA

Shpëtimtari Gasol, barazon serinë

23/04/17 @ 13:38

PORTLAND - WARRIORS @ GAME 3

Portland pranë eliminimit

NBA

Portland pranë eliminimit

23/04/17 @ 13:15

HAWKS - WIZARDS @ GAME 3

Atlanta rrëmben fitoren nga Washingtoni

NBA

Atlanta rrëmben fitoren nga Washingtoni

23/04/17 @ 12:52

BUCKS - RAPTORS @ GAME 4

Toronto s’lejon shkëputjen e Bucksit

NBA

Toronto s’lejon shkëputjen e Bucksit

23/04/17 @ 12:31

LIPJANI - DRITA

Lipjani mposht Dritën në derbin e javës

FBK Liga e Parë

Lipjani mposht Dritën në derbin e javës

22/04/17 @ 23:00

SIGAL PRISHTINA - TREPÇA

Larg derbit, Prishtina shkel Trepçën

FBK Superliga

Larg derbit, Prishtina shkel Trepçën

22/04/17 @ 20:19

LIVE: ÇEREKU I TRETË

Prishtina sikur fituese

FBK Superliga

Prishtina sikur fituese

22/04/17 @ 20:11

SHQIPËRI

Tirana e nis me fitore serinë finale

International

Tirana e nis me fitore serinë finale

22/04/17 @ 20:01

LIVE: ÇEREKU I DYTË

Thellohet epërsia e Prishtinës

FBK Superliga

Thellohet epërsia e Prishtinës

22/04/17 @ 19:40

LIVE: ÇEREKU I PARË

Epërsi e ngushtë e Prishtinës në çerekun e parë

FBK Superliga

Epërsi e ngushtë e Prishtinës në çerekun e parë

22/04/17 @ 19:19

VENDIMI I KDE-së

Suspendohet Statovci!

FFK Liga e parë

Suspendohet Statovci!

28/02/25 @ 14:44

NGA INFORMATORI NR. 21

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

FBK Superliga

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

28/02/25 @ 12:19

MVP I XHIROS XXI

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

FBK Superliga

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

28/02/25 @ 11:12

ELVIS REXHBEÇAJ PËR FIFA.COM

Për Kosovën çdo gjë është e mundur

Liga e Kombeve/Kosova

Për Kosovën çdo gjë është e mundur

28/02/25 @ 08:26

KBF PEJA 03 - KBF JUNIOR 06

KBF Peja 03 me lehtësi ndaj KBF Junior 06

FBK Liga e Femrave

KBF Peja 03 me lehtësi ndaj KBF Junior 06

27/02/25 @ 23:56

KBF BASHKIMI - KBF PENZA

KBF Bashkimi me dominim total kundër Penzës

FBK Liga e Femrave

KBF Bashkimi me dominim total kundër Penzës

27/02/25 @ 23:48

E PARA NË HISTORI NDAJ MITROVICASVE!

Bora befason Trepçën

FBK Superliga

Bora befason Trepçën

27/02/25 @ 23:35

BOREA - VUSHTRRIA

Ndeshja e mbetur i takon Boreas

FBK Liga e Parë

Ndeshja e mbetur i takon Boreas

27/02/25 @ 23:23

LIDERJA E SUPERLIGËS ELIMINON LIDEREN E GRUPIT B TË LIGËS SË PARË

Drita arrin gjysmëfinalen, eliminon Prishtinën e Re

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Drita arrin gjysmëfinalen, eliminon Prishtinën e Re

27/02/25 @ 15:27

BARDHEKALTËRIT BINDSHËM NË GJYSMËFINALE!

Prishtina “poker” ndaj Vëllaznimit për gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Prishtina “poker” ndaj Vëllaznimit për gjysmëfinale

27/02/25 @ 15:17


 
Të gjitha lajmet nga