PEJANI
Hajzeri i lirë, shqyrton ofertat
9 September, 2015 @14:30
Aloja pejane, Sami Hajzeri, që së fundi luajti për Vëllaznimin e Gjakovës, është duke shqyrtuar ofertat për stinorin e ri, pasi që është lojtar i lirë.
Hajzeri, 23 vjeç, ka bërë të ditur se është duke shikuar mundësinë për të kaluar te një skuadër, por nuk ka dhënë emër.
“Jam duke shqyrtuar ofertat që kam. Emrat e klubeve nuk mund t’i bëj të ditura, pasi që ende nuk kam vendosur,” ka thënë ndër të tjera ai në një prononcim për Borozani.com sot.
Hajzeri 193 centimetra i gjatë, në karrierën e tij ka luajtur edhe për Pejën dhe Besën.