Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS - ROCKETS @ GAME 2

Hakmirret Spurs, barazohet seria në Teksas

Foto:nba.com

Hakmirret Spurs, barazohet seria në Teksas


4 May, 2017 @10:18

San Antonio Spurs, e mposhti Houston Rocketsin në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëdimore, me rezultat 121-96 dhe e barazoi serinë në 1-1.

Pas humbjes së thellë në ndeshjen e parë, trajneri Gregg Popovich, në stërvitje e ftoi ish-legjendën e San Antonios, Tim Duncan, për ta stërvitur LaMarcus Aldridgen, ngase në ndeshjen e parë nuk ishte efektiv aspak.

a

Ndihma e Duncanit funksionoi, Aldridge luajti me 15 pikë e 8 kërcime, kurse më i miri ishte padyshim super ylli Kawhi Leonard i cili shkëlqeu me 34 pikë, 8 asistime (rekord personal në kuadër të Play-Offit) dhe me 7 kërcime.

Te Houstoni, ylli i skuadrës James Harden, ishte larg performancës së tij, edhepse luajti me double-double (13 pikë e 10 asistime e 7 kërcime), nuk mjaftuan për ta mposhtur San Antonion.

SKEMA E PLAY OFFIT

Dy ndeshjet e radhës do të luhen në Toyota Center të Houstonit me 5 dhe 7 maj.


 
Të gjitha lajmet nga