CAVS - RAPTORS @ GAME 2

Foto: nba.com
Kampioni vazhdon pa humbje
4 May, 2017 @9:54
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, nuk pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale dhe në të gjashtën në total në Play-Off.
Lehtësisht e kaloi edhe ndeshjen e dytë kundër Torontos, ku e mposhti kundërshtarin me rezultat 125-103.
Në këtë ndeshje, më shumë se rezultati janë përcjellur rekordet e super yllit, LeBron James, i cili së pari arriti shënimin e 300-të nga vija e treshit në kuadër të Play-Offit, pastaj e kaloi edhe legjendën Kareem Abdul-Jabbar, në listën e koshashënuesve më të mirë në Play-Off që ishte në pozitën e dytë.
“King” Jamesi, shkëlqeu me 39 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 3 topa të vjedhur dhe me 2 bllokada, ishte në çdo pjesë të lojës, derisa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 22 pikë e 11 asistime të tjera.
Ndërsa në anën tjetër, koshashënuesi më i mirë ishte lituanezi Jonas Valanciunas me 23 pikë, kurse faktori kryesor në dy humbjet e Torontos, është forma e dobët e yllit DeMar DeRozan, i cili në këtë ndeshje shënoi vetëm 5 pikë që është shumë larg mesatares së tij.
Tani seria do të bartet në Kanada, ku ndeshja e tretë do të luhet më 5 maj.