LIPJANI-DRITA

Drita mposht Lipjanin, në finale të Play-Offit
3 May, 2017 @22:45
Skuadra e Dritës së Gjilanit, ka arritur për stinorin e dytë me radhë finalen e Play-Offit të Ligës së Parë.
Ekipi gjilanas ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit të Ligës së Parë, Lipjanin për të bërë serinë 2-0 dhe për të arritur finalen e Play-Offit.
Me këtë, Drita tashmë me Borean e Pejës do të ndeshet në finale të Play-Offit të Ligës së Parë dhe do të kërkojë një rrugë për Superligë.
Fituesi i finales, shkon direkt në Superligë. Finalisti, do të luftojë në ndeshje të Play-Outit të Superligës, për një vend aty, ndaj Kerasan Prishtinës.