TREPÇA - PRISHTINA - NDESHJA E DYTË

Prishtina fiton në Mitrovicë, 1 hap pranë finales
3 May, 2017 @20:28
Pas fitores në ndeshjen e parë në Prishtinë, skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Trepçës në Mitrovicë.
Kryeqytetasit diferencën e bënë në pesëminutëshin e parë të çerekut të dytë, duke aplikuar mbrojtje të fortë dhe sulm efikas, për t’i dhënë kështu kahjen e duhur ndeshjes, me çerekun e parë që ishte kryesisht i barabartë.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra kampione në fuqi e Kosovës u tregua më e mirë sesa skuadra vendase dhe takimin e mbylli me rezultat të thellë 77-119, për të krijuar kështu epërsi 2-0 pas dy takimeve të luajtura.
Më i dalluari te kryeqytetasit sonte ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, kurse te Trepça u veçua Besnik Azemi me 17 pikë e 9 kërcime.
Edhe ndeshja e tretë luhet në Mitrovicë, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm edhe 1 fitore për ta arritur finalen.
Trepça
1 | Besnik Azemi (37:03) | 17 pikë | 9 kërcime | - |
2 | Montrael Scott (34:30) | 14 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
3 | Samir Zekiqi (39:02) | 13 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Burim Zekiqi (15:59) | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Nikola Ljujic (26:28) | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Agon Selmani (15:30) | 8 pikë | - | - |
7 | Valdrin Haxhiu (20:34) | 3 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
8 | Albelard Rashiti (3:26) | 3 pikë | - | - |
9 | Rinor Selmani (5:29) | 0 pikë | - | - |
10 | Donat Musa (0:57) | 0 pikë | - | - |
11 | Shpetim Muhharemi (0:57) | 0 pikë | - | - |
Sigal Prishtina
1 | Drilon Hajrizi (31:37) | 21 pikë | 8 kërcime | 7 asistime |
2 | Nenad Delic (22:39) | 18 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Granit Rugova (25:24) | 17 pikë | 4 kërcime | 3 topa të vjedhur |
4 | Fisnik Rugova (20:16) | 15 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Willie Kemp (19:48) | 12 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
6 | Jabarie Hinds (19:00) | 10 pikë | 4 asistime | 6 topa tëvjedhur |
7 | Mike Moser (14:40) | 8 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
8 | Edmond Azemi (19:06) | 6 pikë | 3 kërcime | 2 topa të vjedhur |
9 | Urim Zenelaj (10:39) | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
10 | Rinor Peci (8:24) | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
11 | Muhamedali Janjeva (8:24) | 4 pikë | - | - |