WARRIORS - JAZZ @ GAME 1

Foto: nba.com
Warriorsat nisin me fitore
3 May, 2017 @10:51
Serinë e fitoreve në Play-Off, Golden State Warriors, vazhdoi edhe kundër Utah Jazzit.
Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, Warriorsat duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes, e mposhtën Utah Jazzin me rezultat 106-94.
Stephen Curry, luajti me 22 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant e Draymond Green, që shënuan me nga 17 pikë secili.
Ndërsa te Utah, pas një serie të lodhshme kundër Los Angeles Clipersit, që u detyruan të luajnë edhe ndeshjen e 7, nuk është aspak e lehtë të luftohet kundër yjeve të Golden State. Te xhezerët koshashënuesi më i mirë ishte Rudy Gobert me 13 pikë të shënuara.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te palestra e Golden State Warriorsit, më 4 maj.