CELTICS - WIZARDS @ GAME 2

Foto: nba.com
Bostoni pas vazhdimeve kalon 2-0 në epërsi
3 May, 2017 @10:33
Boston Celtics e mposhti Washington Wizardsin edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale, në ndeshjen e cila shkoi në vazhdime, me rezultat 129-119.
Heroi i natës për Bostonin, ishte padyshim Isaiah Thomas, i cili e theu rekordin personal të pikëve në Play-Off, me 53 pikë të shënuara (29 në çerekun e katërt), ku luajti rolin kryesor në fitoren e dytë të skuadrës.
Në anën tjetër, edhe John Walli shkëlqeu me 40 pikë e 13 asistime, por nuk morri përkrahje të mjaftueshme nga bashklojtarët e tij për të ndikuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Tani seria do të bartet në Washington, ku ndeshja e tretë do të luhet më 4 maj.