PEJA - BASHKIMI

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Bashkimi me një këmbë në finale
2 May, 2017 @18:30
Skuadra e Bashkimit i është afruar dukshëm finales së Playoffit të Superligës, pasi arriti në shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë të serisë gjysmëfinale ndaj Pejës duke e mposhtur në Karagaç me rezultat të thellë 65-94.
Peja ishte kundërshtare e denjë vetëm gjatë pjesës së parë, ndërsa në çerekun e tretë Bashkimi u shkëput në rezultat.
Kayel Locke ishte më i dalluari te Bashkimi duke luajtur me 26 pikë, 9 kërcime e 5 asistime, derisa Garrius Adams regjistroi double-double prej 15 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Në anën tjetër, te Peja edhe në këtë ndeshje u paraqitën 7 lojtarë, ndërsa prej tyre më së shumti pikë shënoi Arian Qallaku, gjithsej 18 sosh.
Me këtë fitore Bashkimi ka krijuar epërsi me rezultat 2-0 të serisë gjysmëfinale të Playoffit dhe tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për ta shënuar emrin në finale pas shtatë vitesh.
Ndeshja e radhës e serisë gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Bashkimit do të zhvillohet më 4 maj në palestrën Karagaçi të Pejë.
Peja
1 | Arian Qallaku (40:00) | 18 pikë | 8 kërcime | 6 topa të vjedhur |
2 | Arti Hajdari (40:00) | 17 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Robert Abramovic (36:45) | 13 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
4 | Leonard Mekaj (33:14) | 10 pikë | 1 kërcim | 4 asistime |
5 | Blendi Kadusha (10:00) | 3 pikë | 3 kërcime | - |
6 | Mirza Muric (20:00) | 2 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Egzon Kuqi (20:00) | 2 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
Bashkimi
1 | Kayel Locke (38:03) | 26 pikë | 9 kërcime | 5 asistime |
2 | Garrius Adams (25:45) | 15 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
3 | Gazmend Sinani (22:41) | 14 pikë | 5 kërcime | 1 bllokadë |
4 | Qëndrim Biraj (17:18) | 11 pikë | 8 kërcime | 2 topa të vjedhur |
5 | Temi Soyebo (28:48) | 10 pikë | 4 kërcime | 8 asistime |
6 | Justin Black (18:15) | 9 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
7 | Imer Tahiri (32:25) | 6 pikë | 4 asistime | 3 topa të vjedhur |
8 | Edmond Kryeziu (3:39) | 3 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Arion Balluku (1:40) | 0 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
10 | Ardit Memqaj (1:56) | 0 pikë | 2 kërcime | - |
11 | Mikaile Tmusic (3:55) | 0 pikë | 2 kërcime | - |
12 | Arian Tahiri (5:29) | 0 pikë | - | 1 asistim |