DUELI I DYTË I SERISË

Foto: FBK
Nesër mbrëma, Trepça-Prishtina
2 May, 2017 @9:13
Është përcaktuar edhe orari i ndeshjes së dytë të serisë gjysmëfinale ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës në Play-Off.
Me fillim në ora 19:00 të mërkurën më 3 maj 2017, në Minatori Trepça pret Sigal Prishtinën.
Sigal Prishtina ka epërsi nga ndeshja e parë e serisë, pasi që mposhti Trepçën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Dy ndeshjet e radhës të serisë zhvillohen në Mitrovicë. Ekipi që i arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Offit.