DRITA - LIPJANI @ GAME 1

Drita rrëmben avantazhin, një hap larg finales
30 April, 2017 @22:45
Duke e mposhtur Lipjanin me rezultat të ngushtë 90-87, Drita kaloi 1-0 në epërsi në përballjen e parë gjysmëfinale të Play Offit në kuadër të Ligës së Parë.
Dritës tani i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në finale të Play Offit, derisa ndeshja e dytë e serisë do të zhillohet në Lipjan (data dhe ora ende nuk është përcaktuar).
Skuadra gjilanase, vitin e kaluar kishte luajtur në finale por kishte pësuar nga Rahoveci dhe pastaj luajti Play Out me Kerasan Prishtinën ku pësoi edhe në atë përballje.