PRISHTINA - TREPÇA @ GAME 1

Çereku i fundit vendos, Prishtina nis me fitore ndaj Trepçës
30 April, 2017 @19:18
Sigal Prishtina ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të Play-Offit ndaj Trepçës, 89-78.
Mirëpo, kjo fitore ka ardhur shumë më vështirë sesa që është pritur dhe atë vetëm pasi u përjashtua nga ndeshja Nikola Ljujic i Trepçës, pas pesë gabimeve personale në nismë të çerekut të katërt.
Deri atëherë, Trepça i ka bërë ballë maksimalisht Sigal Prishtinës në ndeshje. Trepça luante vetëm 6 lojtarë, ndërsa Sigal Prishtina me 8. Më pas, pas krijimit të epërsisë mbi 10 pikëshe, trajneri Audrius Prakuraitis filloi të fus edhe lojtarët tjerë të bankës në ndeshje për të pushuar ata kryesorët.
Drilon Hajrizi ka qenë arma kryesore e Sigal Prishtinës sonte në ndeshje. Ai ka qenë për 37 minuta në parket duke shënuar 26 pikë, 5 asistime e 4 kërcime në fitoren e ekipit të tij.
Fisnik Rugova shënoi 21 pikë tjera ndërsa Nenad Delic kontribuoi me 14 në fitoren e parë të serisë gjysmëfinale.
Te Trepça ku u përdorën vetëm 6 lojtarët seniorë të skuadrës, Besnik Azemi ka shënuar 28 pikë e 7 kërcime, Samir Zekiqi 18 pikë e 5 asistime, ndërsa Burim Zekiqi 11 pikë tjera.
Besnik Azemi, Samir Zekiqi dhe Montrael Scott luajtën nga 40 minuta në këtë ndeshje, pa pushim fare. Trepça të gjithë lojtarët tjerë të skuadrës i ka juniorë dhe asnjëri nuk u shfrytëzua sonte.
Sidoqoftë, bardhekaltërit 10 minutëshin e fundit e patën fare të lehtë dhe kështu siguruan epërsinë 1-0 para dy ndeshjeve të radhës gjysmëfinale që zhvillohen në Minatori të Mitrovicës.
Ekipi që arrin 3 fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Offit.
Sigal Prishtina
1 | Drilon Hajrizi (37:28) | 26 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
2 | Fisnik Rugova (25:54) | 21 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Nenad Delic (25:25) | 14 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
4 | Granit Rugova (23:37) | 12 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
5 | Mike Moser (20:00) | 7 pikë | 5 kërcime | 1 top të vjedhur |
6 | Jabarie Hinds (15:38) | 6 pikë | - | 3 asistime |
7 | Edmond Azemi (13:05) | 2 pikë | - | 2 asistime |
8 | Willie Kemp (27:38) | 1 pikë | 6 asistime | 4 topa të vjedhur |
9 | Urim Zenelaj (8:39) | 0 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
10 | Muhamedali Janjeva (2:31) | 0 pikë | - | - |
Trepça
1 | Besnik Azemi (40:00) | 28 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
2 | Samir Zekiqi (40:00) | 18 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
3 | Burim Zekiqi (23:06) | 11 pikë | 2 kërcime | 4 asistime |
4 | Nikola Ljujic (30:33) | 10 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
5 | Montrael Scott (40:00) | 6 pikë | 3 kërcime | 5 asistime |
6 | Valdrin Haxhiu (26:19 | 5 pikë | 4 kërcime | 7 asistime |