PLAYOFF START

Sot nis Play-Offi i Ligës së Parë
30 April, 2017 @11:08
Me duelet që nisin në pasditën e sotme, fillon lufta përfundimtare për një skuadër drejt Superligës.
Borea, liderja e Ligës së Parë do të ketë punë me Vushtrrinë me fillim prej orës 16:00 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-Offit.
Ndërsa Drita pret Lipjanin në ora 18:00 në serinë tjetër gjysmëfinale të Play-Offit të Ligës së Parë.
TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË
Fituesi i Ligës së Parë siguron Superligën, ndërsa finalisti duhet të luajë me Kerasan Prishtinën për një vend në Superligë.
Seria gjysmëfinale përfundon me 2 fitore. Në finale të Play-Offit të Ligës së Parë takohen fituesit e ndeshjeve gjysmëfinale.