BASHKIMI - PEJA @ GAME 1

BOROZANI/Arian Paçarizi
Bashkimi fiton, me dominimin e Sinanit dhe Lockes
29 April, 2017 @20:59
Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit ndaj Pejës.
Me këtë, Bashkimi ka marrë epërsinë 1-0 në seri ndaj Pejës. Bashkimi mposhti Pejën sonte në Sezai Surroi të Prizrenit me rezultat 116-87.
ÇEREKËT
Portokallezinjtë nisën mirë ndeshjen dhe shënuan mbi 30 pikë në çerekun e parë të lojës.
Pastaj në çerekun e dytë, Peja u këndell, duke e ngushtuar epërsinë në 3 pikë, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 50-47.
SKEMA E PLAYOFFIT TË SUPERLIGËS
Sidoqoftë, Bashkimi i vetëdijshëm se Peja nuk ka qendër klasike, shfrytëzoi maksimalisht Gazmend Sinanin dhe në ndihmë të tij edhe Kayel Locken për të rimarrë epërsinë në ndeshje ku në çerekun e tretë riktheu epërsinë e lartë, 82-63 dhe e vazhdoi deri në fund, 116-87.
Dallimi në ndeshje u pa qartë te pozita e qendrës, ndërsa Sinani e Locke bashkë bënë double-double, duke shfrytëzuar kërcimet. Dyshja në fjalë mblodhi më shumë topa nën kosh sesa tërë ekipi i Pejës, që udhëtoi në Prizren me vetëm 8 lojtarë në përbërje shkaku i krizës financiare.
PERFORMANCAT
Më efikasi te Bashkimi ka qenë Justin Black me 33 pikë të shënuara sonte. Ai ka bërë edhe 8 asistime në këtë fitore.
Kayel Locke ka luajtur me 20 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Ndërsa Gazmend Sinani ka dhënë 18 pikë, 20 kërcime, 2 asistime dhe 2 bllokada.
Te Peja, slloveni Robert Abramovic ka shënuar 25 pikë në ndeshjen që s’pushoi fare. 19 pikë të tjera shtoi Arti Hajdari, ndërsa nga 15 dhanë Leonard Mekaj e Arian Qallaku.
Seria tash vazhdon në Karagaç të Pejës, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Offit. Në rast se nuk zgjidhet fituesi pas dy ndeshjeve të radhës, atëherë seria në dy ndeshjet e fundit (të katërtën dhe të pestën) bartet në Sezai Surroi.
Bashkimi
1 | Justin Black (25:59) | 33 pikë | 5 kërcime | 8 asistime |
2 | Kayel Locke (38:00) | 20 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
3 | Gazmend Sinani (29:58) | 18 pikë | 20 kërcime | 2 asistime |
4 | Garrius Adams (18:40) | 14 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
5 | Temi Soyebo (27:43) | 11 pikë | 4 kërcime | 12 asistime |
6 | Mikaile Tmusic (24:13) | 10 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Qëndrim Biraj (9:11) | 4 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
8 | Ardit Memqaj (1:59) | 2 pikë | 2 kërcime | - |
9 | Arian Tahiri (9:58) | 2 pikë | 1 kërcim | 1 bllokadë |
10 | Arion Balluku (2:33) | 2 pikë | - | 1 top të vjedhur |
11 | Imer Tahiri (11:42) | 0 pikë | - | 2 asistime |
Peja
1 | Robert Abramovic (40:00) | 25 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
2 | Arti Hajdari (37:45) | 19 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Arian Qallaku (30:13) | 15 pikë | 4 kërcime | 3 topa të vjedhur |
4 | Leonard Mekaj (37:02) | 15 pikë | - | 8 asistime |
5 | Egzon Kuqi (26:26) | 8 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Blendi Kadusha (15:22) | 5 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Mirza Muric (13:10) | 0 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |