BOREA - VUSHTRRIA @ GAME 1

Foto: KBBorea
Borea pranë finales, mposht Vushtrrinë
30 April, 2017 @20:53
Skuadra që përfundoi pa humbje stinorin e rregullt në Ligë të Parë, Borea, ka shënuar fitore në përballjen e parë gjysmëfinale të serisë së Play-Offit të kësaj lige.
Borea ka mposhtur Vushtrrinë në Karagaç të Pejës me rezultat 85-64 sonte për të marrë epërsinë 1-0 në seri.
Allen Idrizaj ka qenë më efikasi te Borea, duke shënuar 21 pikë në fitoren e ekipit të tij, ndërsa me nga 18 pikë kanë kontribuuar Sami Hajzeri dhe Ardit Beqiri. Qëndrim Gashi ka shtuar 15 të tjera.
Te Vushtrria më efikasit kanë qenë M. Ademi me 18, A. Hyseni me 14 dhe K. Ramaj me 12 pikë të shënuara.
Shiko: PLAYOFF SKEMA E LIGËS SË PARË
Ndeshja e radhës e serisë zhvillohet në Vushtrri (mbetet të përcaktohet data dhe ora) ndërsa fitues i serisë gjysmëfinale është ekipi që arrin dy fitore së pari.
Në rast se Vushtrria fiton ndeshjen e ardhshme, seria gjysmëfinale zgjidhet në Pejë.
Fituesi i serisë shkon në finale të Play-Offit të Ligës së Parë, ku pret fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinal, Drita-Lipjani.