DUELI I DYTË I SERISË, SONTE
Pamje nga ndeshja e parë e serisë/ BOROZANI/ Arian Paçarizi
Sot, Peja-Bashkimi, ndeshja e dytë e serisë
2 May, 2017 @8:38
Pas epërsisë së fituar në ndeshjen e së shtunës, Bashkimi në pasditen e sotme do të kërkojë që ta ngris atë ndaj Pejës.
Prej orës 17:00 në Karagaç nis ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës ndërmjet Pejës dhe Bashkimit.
Shiko: PLAYOFF SKEMA E SUPERLIGËS
Bashkimi ka epërsi 1-0 në seri, ndërsa ekipi që arrin tre fitore së pari kualifikohet në finale të Play-Offit.
Seria gjysmëfinale e Play-Offit në Superligë zhvillohet në sistemin (1-2-2), pra ndeshja e parë si vendas te ekipi që ka përparësinë e terrenit vendas (në këtë rast Bashkimi), pastaj dy të radhës në Pejë, e në rast nevoje zhvillohen dy të tjera në Prizren.
Raporti i ndeshjes së parë: Bashkimi-Peja
Në ndeshjen e parë të serisë në Sezai Surroi ishin mbledhur 1000 shikues, ndërsa në raportin e Komesarit të Garave, nuk ka pasur të regjistruar ndonjë parregullsi.