TENERIFE - BANVIT

Tenerife kampione në Ligën e Kampionëve
30 April, 2017 @23:00
Viti i parë në Ligën e Kamponëve në basketboll, përfundoi me titullin e fituar nga Tenerife, të cilët e mposhtën Banvitin në finale me rezultat 63-59.
Në titullin historik të Tenerifes, rol të rëndësishëm luajtën M.Grigonis me 18 pikë dhe D.White me 14 pikë.
Ndërsa te skuadra turke Banvit, J.Theodore u dallua me 17 pikë, por nuk mjaftoi për ta fituar titullin.