CLIPPERS - JAZZ @ GAME 7

Foto: nba.com
Utah luan “Jazz” në Los Angeles
1 May, 2017 @0:15
Seria ndërmjet Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz, ishte e vetmja që shkoi deri në ndeshjen e 7.
Utah Jazz arriti ta mposht Clippersin në ndeshjen e fundit me rezultat 104-91 u bë skuadra e fundit që u kualifikua në gjysmëfinale.
Më të mirët te xhezerët ishin Gordon Hayward me 26 pikë dhe Derrick Favors 17 pikë të tjera.
Te Clippers, DeAndre Jordan luajti me double-double ( 24 pikë e 17 kërcime), por në gjysmëfinale nuk arriti të kualifikohet skuadra e tij.
Utah në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, do të përballet me Golden State Warriors.