DARDAN BERISHA

Foto: juvecaserta.it
Dardani 75% saktësi për tre pikë, por Juve mposhtet
1 May, 2017 @23:32
Njëzetë minuta në fushë të lojës të kaluara për reprezentuesin e Kosovës, Dardan Berisha dhe një performancë shumë e mirë nga ai, por nuk mjaftoi për fitoren e ekipit të Juvecasertas.
Juvecaserta u mposht nga Scandone Avellino me 4 pikë dallim, 79-75.
Dardan Berisha luajti për 20 minuta te ekipi i tij, ndërsa shutoi me saktësi 75% për tre pikë, duke qëlluar tre herë nga katër shuta. Dardani gjithashtu vazhdon të mos gabojë ende asnjëherë nga vija e gjuajtjeve të lira në Serie A, duke shënuar 3 prej 3 sonte, ndërsa në total ai e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, 3 asistime e 3 kërcime.
Pas kësaj ndeshjeje, Juvecaserta ka bilanc 11-18 dhe ka siguruar mbijetesën në Serie A, ndërsa Scandone Avellino që fitoi sonte, vazhdon të mbetet në vend të tretë të klasifikimit me bilanc 19-10.