CAVS - RAPTORS @ GAME 1

Foto:nba.com
Kampioni starton me fitore në gj’finale
2 May, 2017 @10:44
Kampioni aktual i NBA-së, Cleveland Cavaliers, në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale kundër Toronto Raptors, shënoi fitore me rezultat 116-105.
Lideri i padiskutueshëm i Cavsave, LeBron James, ishte shumë i disponuar për ndeshje, ngase gjatë lojës ishte i pandalshëm dhe me ngulitje atraktive bëri që të pranishmit ta shijojnë sa më mirë triumfin e parë në gjysmëfinale.
James, luajti me 35 pikë e 10 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving 24, e Kevin Love 18 pikë të tjera.
Te Toronto, më së shumti u dallua Kyle Lowry me 20 pikë e 11 asistim.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te Clevelandi më 3 maj.