SPURS - ROCKETS @ GAME 1

Foto: nba.com
Houston deklason Spursin me rekord
2 May, 2017 @11:18
San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, dy skuadra të fuqishme të Perëndimit, që gjatë stinorit të rregullt përfunduan në pozitën 2 dhe 3 dhe dy skuadra të Teksasit, dje luajtën ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Në ndeshjen e parë, e cila pritej nga shumica që të dominojë San Antonio Spursi në “AT&T Center”, ndodhi e kundërta.
Houston Rockets e dirigjoi ndeshjen, ku e thyen rekordin në histori të klubit në kuadër të Play-Offit, duke i shënuar 22 treshe në mënyrë ekipore dhe e mposhti San Antonion me rezultat 126-99.
“Raketat”, gjatë ndeshjes e krijuan një epërsi prej 39 pikëve, që ishte një mesazh se seria nuk do të kalojë aq lehtë për Spursin.
Faktori kryeson në fitoren e Houstonit, ishte loja ekipore e tyre, ngase shpërndarja e pikëve thuajse është bërë e barabartë ku gjashtë lojtarë shënuan pikë dyshifrore.
Prej tyre u dallua Trevor Ariza me 23 pikë, derisa u ndihmua edhe nga James Harden dhe Clint Capela me nga 20 pikë secili.
Ndërsa te Spursi, performanca e Kawhi Leonardit prej 21 pikëve, 11 kërcimeve e 6 asistimeve, i mbeti vetëm për statistika personale.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te San Antonio, më 3 maj.