OLYMPIACOS - EFES @ GAME 5

Foto: euroleague.net
Olympiacos i kthehet Final Fourit
2 May, 2017 @22:53
Olympiacosi duke e mposhtur Anadolu Efesin, në ndeshjen e pestë të serisë çerekfinale të Play-Offit të Euroligës, me rezultat 87-78, u bë skuadra e fundit që u kualifikua në Final Four.
Gjiganti grek, pas një “pauze” një-stinorëshe i është rikthyer përsëri Final Fourit të Euroligës, që do të mbahet në Stamboll.
Super ylli veteran i Olympiacosit, Vassilis Spanoulis, ishte më efikasi i skuadrës me 22 pikë të shënuara.
Ndërsa te skuadra turke, Cendi Osman luajti me 11 pikë, derisa 5 lojtarë (Deshaun Thomas, Tyler Honeycutt, Derrick Brown, Jayson Granger dhe Thomas Huertel) shënuan nga 10 pikë, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në Final Four.
Olympiacosi në Final Four do të përballet me kampionin aktual CSKA Moskën, derisa përballja tjetër do të jetë në mes të Fenerbahçes dhe Real Madridit.