Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HAPPY DUKAGJINI - MH PRISHTINA

“Happy Dukagjini”, “sad MH Prishtina”

“Happy Dukagjini”, “sad MH Prishtina”


4 March, 2022 @20:28

Skuadra Happy Dukagjini, ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme për të shpresuar në mbijetesën në Ligën e Parë. Borozani.com

Dukagjini e mposhti Marigona Hill Prishtinën pas vazhdimeve me rezultat 117-113.

Qendra e Dukagjinit, Nicholas Paul, shkëlqeu me 33 pikë, 26 kërcime, 4 bllokada e 3 asistime, kurse u ndihmua edhe nga Shpat Syla me 26 pikë, Mirlind Zekaj me 21 pikë dhe Bujar Qeku me 20 pikë të tjera.

Te MH Prishtina Donat Rexhepi luajti me triple-double prej 37 pikëve, 12 asistimeve dhe 15 kërcimeve dhe Eliot Peci me 33 pikë e 7 asistime, por nuk mjaftoi për fitore.

TABELA AKTUALE

Dukagjini me 5 fitore e 9 humbje gjendet në pozitën e shtatë, kurse MH Prishtina me 4 fitore e 10 humbje gjendet në zonën e Play Outit.

Dukagjini në xhiron tjetër takohet me Feronikelin, derisa MH Prishtina me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga