PRISHTINA E RE - DUKAGJINI
Haxhosaj me double-double, Prishtina e Re me dominim total
18 March, 2022 @20:58
Prishtina e Re ka regjistruar fitore kundër Dukagjinit me rezultat 108-88. Borozani.com
Skuadra prishtinase gjat gjithë ndeshjes ishte në epërsi dhe nuk e lëshoi në asnjë moment.
Dion Haxhosaj në top formë, ka treguar përsëri performancë të mirë. Ai luajti me double-double prej 33 pikëve e 16 kërcimeve, derisa u ndihmua edhe nga Arbër Sinani me 21 pikë, Mërgim Jakupi me 18 pikë dhe Don Polloshka me 17 pikë.
Në anën tjetër te Dukagjini u veçuan Nicholas Paul me 40 pikë e 7 kërcime dhe Shpat Syla me 19 pikë, por nuk mjaftuan për fitore.
Prishtina e Re aktualisht me një ndeshje më shumë gjendet në pozitën e katërt me 10 fitore e 6 humbje, kurse Dukagjini me 6 fitore e 10 humbje gjendet në pozitën e shtatë.
Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet me Feronikelin, derisa Dukagjini e pret Borean.