Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ PEJE NË PRISHTINË

I huaji i parë i Prishtinës, ishi i Pejës Devoe Joseph

Devoe Joseph, derisa ishte pjesë e KB Peja/ Foto: FBK

I huaji i parë i Prishtinës, ishi i Pejës Devoe Joseph


7 June, 2023 @19:07

Basketbollisti i parë i huaj i zyrtarizuar i Prishtinës për edicionin e ri të garave në Superligë është Devoe Joseph. Ky i fundit ishte pjesë e Pejës në stinorin e kaluar me të cilët edhe fitoi titullin kampion të Kosovës.

Playi 193-centimetra i gjatë i lindur në 1990 është kanadez, ndërsa në stinorin e fundit te Peja ka luajtur me mesatare prej 26.9 minutash për ndeshje, ku ka arritur 15.3 pikë mesatarisht dhe 3.2 asistime për lojë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga