AMERIKANI VJEN NË KOSOVË, PËR PËRVOJËN E PARË EVROPIANE
I huaji i parë te Prizreni, Trevon Spencer
9 August, 2024 @12:08
Organizatori amerikan Trevon Spencer është i huaji i parë i zyrtarizuar nga KB Prizreni për stinorin e ri të garave të Superligës në basketboll. Ekipi bardhezi nga Prizreni pas zyrtarizimit të Burim Zekiqit dje, i cili erdhi nga KB Vëllaznimi sot ka bërë të ditur se ka angazhuar amerikanin në fjalë.
Për Spencerin, kjo do të jetë përvoja e parë tejoqeanike, ndërsa ai luan në pozitat 1 dhe 2. Ka qenë pjesë e ekipit në NCAA2 Barton, ku në stinorin e fundit ka pasur mesatare prej 33.9 minutash për lojë me 12.5 pikë mesatarisht për ndeshje, 1.7 asistime dhe 5.8 kërcime.
Prizreni në dy stinorët e fundit mbijetesën në Superligë e ka siguruar falë ndeshjeve të playoutit, ndërsa këtë stinor do të tentojë që të arrijë playoffin, ku ka munguar në vitet paraprake.