VENDIMI I KD-së

Foto: FCBallkani/fm
KD suspendon Ilir Dajën
21 October, 2022 @16:26
Pas incidentit në përballjen Drenica-Ballkani, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka suspenduar kryetrajnerin e Ballkanit Ilir Daja për dy ndeshje mosushtrim detyre në ndeshjet sipas radhës, oragnizuar nga FFK-ja.
Në arsyetimin e Vendimit të tyre, KD ka shkruar:
“Kryetrajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, e kap për krahu gjyqtarin e katërt dhe e shtërngon me forcë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK,” - ka shkruar njoftimi i botuar në faqen zyrtare të FFK-së.
Po në këtë ndeshje për shkak të incidetit në fjalë lojtari i Ballkanit Albin Berisha është suspenduar për dy ndeshje, ndihmëstrajneri i Drenicës Bekim Xani me dy ndeshje.
Daja, por edhe të apostrofuarit tjerë, përndryshe tashmë veçse e kanë kryer një ndeshje dhe i mbetet suspendimi edhe për ndeshjen e radhës.