KB RAHOVECI

TOPSPORTI / ARKIV
Illmen Bajra largohet nga Rahoveci
18 December, 2021 @12:25
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Rahovecit ka njoftuar që Illmen Bajra nuk do të jetë më ndihmëstrajner i klubit vreshtar.
Bajra dje e zhvilloi stërvitjen e fundit me klubin e Rahovecit, ndërsa arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë është shpërngulja në perëndim.
Gjatë karrierës së tij, Bajra ka qenë kryetrajner e ndihmëstrajner te disa skuadra kosovare te vajzat dhe te meshkujt, ndërkohë që ka qenë pjesë e shtabeve drejtuese edhe e përfaqësueseve së grupmoshave të Kosovës.