Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POZHARAN

Ish kampioni i Superligës, zyrtarizohet si timonier i Vllaznisë

Foto: KFVllaznia/ fb

Ish kampioni i Superligës, zyrtarizohet si timonier i Vllaznisë


30 June, 2025 @19:53

Pas një përvoje të bërë te Vjosa e Shtimes si trajner, Përparim Livoreka, ish-sulmues i Superligës dhe kampion aty, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i ekipit nga Pozharani, Vllaznia.

Vllaznia që garon në Ligë të Dytë të Kosovës ka nisur të planfikojë stinorin e ri garues, ndërsa klubi ka bërë të ditur se me Livorekën 38-vjeç besojnë në ngritjen e ekipit.

“Ne besojmë se nën drejtimin e tij skuadra jonë do të zhvillohet më tej dhe do të luftojë për objektivat tona me përkushtim dhe pasion”, shkroi ndër të tjera njoftimi i klubit në fjalë sot.


 
Të gjitha lajmet nga