NË SARAJEVË

Ismet Sejfić prezantohet te ekipi i tij i ri
1 December, 2022 @19:34
Basketbollisti i deritashëm i kampionit të Kosovës, Ylli, Ismet Sejfić, është prezantuar sot si përforcim i ekipit tij të ri, KK Bosna.
“Prej sot, zyrtarisht në mes të Studentëve. Mirë se vjen Ismet Sejfić! Të dëshirojmë shëndet, paraqitje të mira në parket dhe sukses me ekipin e studentëve të Sarajevës. Provimet fillojmë menjëherë,” ka shkruar njoftimi i KK Bosna duke prezantuar lojtarin në fjalë.
Boshnjaku 29-vjeçar te Ylli luajti me mesatare prej 6.4 pikësh dhe 6.4 kërcimesh për ndeshje, ndërsa ka qenë pjesë e reprezentacionit të Bosnje e Hercegovinës në Eurobasketin e fundit.