"TROFTAT" FITOJNË DERBIN

Foto: KBIstogu/fb
Istogu fiton derbin bëhet lider
6 January, 2023 @21:14
Në ndeshjen derbi të Ligës së Parë të basketbollit Istogu ka mposhtur Vushtrrinë për të barazuar bilancin, ndërsa me koshdallim më të mirë ka marrë lidershipin e ligës.
Istogu mposhti Vushtrrinë me 20 pikë dallim në një ndeshje ku Vushtrria ishte më e mirë në çerek të parë të saj, por pas kësaj Istogu u rikthye dhe nuk lëshoi epërsinë deri në fund për të fituar duelin, Istogu 98-78 Vushtrria [20-30, 24-6, 27-21, 27-21].
Arian Azemi me 26 pikë e 9 asistime ka qenë më efikasi te Istogu, ndërsa me 15 pikë ndeshjen e kreu Mirlind Zekaj. Labinot Kelmendi dha 14 pikë në fitore.
Te Vushtrria më efikasit ishin Ramadan Zekiqi me 19 pikë, 7 asistime e 7 kërcime dhe Erhan Sholla që shënoi 17 pikë.
Dueli ka qenë interesant, ndërsa ka qenë takim i dyshes së trajnerëve që kanë qenë ish-lojtarë të njohur të Superligës dikur, Fikret Shatri dhe Gazmend Asllani, përkatësisht.