Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË PARËT E STINORIT TË RREGULLT

Istogu mbyll stinorin në krye

Foto: FBK

Istogu mbyll stinorin në krye


14 March, 2023 @22:01

Skuadra e Istogut ka mbyllur stinorin në Ligën e Parë në krye të tabelës dhe tashmë do të ketë të gjitha avantazhet që sjell kjo pozitë gjatë PlayOffit, në rrugëtimin e ekipit të tyre drejt Superligës, atë që po e synojnë.

Në ndeshjen e fundit kampionale, në xhiron e XXIII të stinorit, Istogu ka mposhtur AS Prishtinën e rënë nga liga me rezultat të thellë, 79-147 për të vulosur pozitën e parë në tabelë. Në këtë fitore basketbollisti i Istogut Labinot Kelmendi ka luajtur me 44 pikë!

TABELA AKTUALE

Në PlayOff që do të nis këtë vikend, Istogu do të ndeshet me NewBasketin e Prizrenit, ekip ky që ka përfunduar në pozitë të katërt stinorin e rregullt. Në përgjithësi, Istogu si i pari në renditje me përfundimin e stinorit të rregullt e ka mbyllë me bilans 24-6 fazën para PlayOffit, ndërsa AS Prishtina ka rënë nga liga, pasi që është e 11-ta në renditje (e fundit) dhe ka bilans 2-27.

 


 
Të gjitha lajmet nga