Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Janari në Premier League

REUTERS/Nigel Roddis

Janari në Premier League


29 December, 2012 @17:55

E përditshmja angleze, The Sun, ka bërë një analizë të zgjeruar për afatin kalimtar të janarit të skuadrave të Premier Leagues. Në këtë analizë janë bërë të ditur synimet, buxheti dhe gjasat e ekipeve angleze për transferim të lojtarëve që janë duke u kërkuar.

ARSENAL

Buxheti: 30 milionë funte

Synimet: Wilfried Zaha (Crystal Palace), Demba Ba (Newcastle), Nani (Man United)

Gjasat: Të larta. Arsenal është në kërkim të lojtarëve ofensiv dhe në rast se Arsene Wenger vendos të paguaj çmimet e kërkuara nga skuadrat, të gjithë përforcimet mund të jenë të mundshme.

 

ASTON VILLA

 

Buxheti: 5 milionë funte

Synimet:  Luke Murphy (Crewe), John Guidetti (Man City), Glenn Murray (Palace), James Henry (Millwall)

Gjasat: Të vogla, por kjo mund të ndryshohet në qoftëse klubi vendos ta shes Darren Bentin.

 

CHELSEA

 

Buxheti: 75 milionë funte

Synimet: Andre Schurrle (Leverkusen), Radamel Falcao (Atletico Madrid), Paulinho (Corinthians), Joao Moutinho (Porto)

Gjasat: Vetëm Falcao mund të kushtojë rreth 50 milionë funte, ndërsa Rafael Benitez mund të ketë nevojë për një mesfushorë qendror në qoftë se largohet Frank Lampard.

 

EVERTON

 

Buxheti: 6 milionë funte

Synimet: Jack Butland (Birmingham), Vegard Forren (Molde)

Gjasat: Buxheti i kufizuar do të jetë problemi kryesor i tyre, derisa opcion mund të jenë edhe veteranët Tim Cahill dhe Landon Donovan.

 

FULHAM

 

Buxheti: 10 milionë funte

Synimet: Vegard Forren (Molde), Darren Bent (Aston Villa)

Gjasat: Janë 50-50. Trajneri Martin Jol mund të kërkojë përforcime, ndërsa transferimi i Bentit mund të jetë i mundshëm nëse arrihet marrëveshje për ndonjë çmim të arsyeshëm.

 

LIVERPOOL

 

Buxheti: 28 milionë funte

Synimet: Daniel Sturridge (Chelsea), Thomas Ince (Blackpool), Burak Yilmaz (Galatasaray)

Gjasat: Të mira. Sturridge është gati punë e kryer, derisa konkurrenca e madhe për Thomas Ince mund të jetë problem për ta transferuar atë në Anfield Road.

 

MANCHESTER CITY

 

Buxheti: I pa kufizuar

Synimet: Alen Halilovic (Dinamo Zagreb), Paulinho (Corinthians), Daniele de Rossi (Roma), Fernando Llorente (Athletic Bilbao)

Gjasat: Kampionët nuk e kanë në plan për të bërë shpenzime të mëdha në janar, por me ndonjë lëndim të papritur apo me shitjen e Balotellit, mund të ndryshohen planet e tyre.

 

MANCHESTER UNITED

 

Buxheti: 20 milionë funte

Synimet: Theo Walcott (Arsenal), Victor Wanyama (Celtic), Alen Halilovic (Dinamo Zagreb), Robert Lewandowski (Dortmund), Ezequiel Garay (Benfica)

Gjasat: Shumë të vogla, duke pasur parasysh deklaratën e fundit të Alex Fergusonit, ku kishte thënë se nuk do të përforcohen me asnjë lojtarë në afatin e janarit.

 

NEWCASTLE UNITED

 

Buxheti: 15 milionë funte

Synimet: Thomas Ince (Blackpool), Loic Remy (Marseille), Mathieu Debuchy (Lille), Douglas (Twente)

Gjasat: Shumë të vogla. Remy është një kërkesë e kah-motshme e ekipit të trajnerit Alan Pardew, sikurse edhe Ince dhe Debuchy.

 

NORWICH CITY

 

Buxheti: 5 milionë funte

Synimet: Danny Graham (Swansea), Cameron Jerome (Stoke), Matt Phillips (Blackpool)

Gjasat: Të mira. Norwich është duke kaluar një stinor të mirë sivjet dhe klubi ka identifikuar disa objektiva të mundshme për transferim, derisa trajneri Chris Hughton vazhdimisht është duke insistuar që asnjë lojtarë të mos largohet nga ekipi i tij.

 

QUEENS PARK RANGERS

 

Buxheti: 13 milionë funte

Synimet: Michael Dawson (Tottenham), Scott Parker (Tottenham), Nicolas Anelka (Shanghai Shenhua), Joe Cole (Liverpool)

Gjasat: Kanë gjasa reale për ta marrë me qira Joe Cole-in, ndërsa Tottenhami vështirë se do të lejojë largimin e dyshes, Dawson - Parker.

 

READING

 

Buxheti: 5 deri 10 milionë funte

Synimet: Lee Camp (Nottingham Forest), Paul Robinson (Blackburn), Roman Pavlyuchenko (Lokomotiv Moscow)

Gjasat: Janë të dëshpëruar për pozitën momentale në tabelë dhe vërtetë kanë nevojë për përforcime nëse dëshirojnë të mbijetojnë në Premier League.

 

SOUTHAMPTON

 

Buxheti: 5 milionë funte

Synimet: Abdul Kader Keita (I lirë), Scott Dann (Blackburn), Matt Besler (Kansas City)

Gjasat: Të mira. Ekipi i trajnerit Nigel Adkins ka nevojë për përforcime sidomos në vijën e mbrojtjes.

 

STOKE CITY

 

Buxheti: 2 deri 3 milionë funte

Synimet: Danny Simpson (Newcastle), Chung-Yong Lee (Bolton), Marko Marin (Chelsea), Atiba Hutchinson (PSV), Martin Olsson (Blackburn)

Gjasat: Të vogla. Stoke së pari duhet t’i largojë disa futbollistë në qoftë se dëshiron të përforcohet me lojtarë të rinjë.

 

SUNDERLAND

 

Buxheti: 8 milionë funte

Synimet: Danny Rose (Tottenham), Gary Hooper (Celtic), Danny Graham (Swansea)

Gjasat: Reale. Sunderland është afër transferimit të Danny Rose-it, derisa rrugën e tij mund ta ndjek edhe ndonjë sulmues tjetër.

 

SWANSEA

 

Buxheti: 4 milionë funte

Synimet: Christophe Berra (Wolves), Ryan Fraser (Aberdeen)

Gjasat: Në qoftë se tregohen serioz mund të kenë gjasa të mëdha në transferimin e dyshes Berra - Fraser.

 

TOTTENHAM HOTSPUR

 

Buxheti: 25 milionë funte

Synimet: Joao Moutinho (Porto), Christian Eriksen (Ajax)

Gjasat: Marrëveshja me Moutinhon pothuajse gati është e përfunduar dhe transferimi i tij me siguri që do t’i shtojë gjasat që Spurs të sigurojnë një vend në top katërshe të Premier Leagues.

 

WEST BROMWICH ALBION

 

Buxheti: 0

Synimet: Nuk ka

Gjasat: Rezultatet të mira të arritura kanë bërë që trajneri Steve Clarke të mos jetë i interesuar për përforcime. Mirëpo në rast të ndonjë lëndimi të papritur, WBA mund të shqyrtojë opcionin e huazimit të ndonjë lojtari.

 

WEST HAM UNITED

 

Buxheti: 10 milionë funte

Synimet: Darren Bent (Aston Villa), Faouzi Ghoulam (St Etienne), Joe Cole (Liverpool), Andreas Cornelius (Copenhagen)

Gjasat: Të mira. West Ham mund ta transerojë secilin prej tyre, por prioriteti kryesor i trajnerit Sam Allardyce do të jetë mbajtja në ekip të mesfushorit, Mohamed Diame.

 

WIGAN ATHLETIC

 

Buxheti: 4 milionë funte

Synimet: Roger Espinoza (Kansas City), Ryan Fraser (Aberdeen), Christophe Berra (Wolves)

Gjasat: Të shkëlqyer. Kërkesa për leje pune të Espinozas tregon se ky transferim tanimë ka përfunduar, derisa bisedimet me Fraser dhe Berra janë në rrugë të mirë drejtë përfundimit.


 
Të gjitha lajmet nga