PEJA - PRIZRENI

Java e 5 hapet me super ndeshje në “Karagaç”
7 October, 2021 @11:37
Java e pestë në Superligën e Kosovovës në basketboll, do të hapet sonte në “Karagaç” me ndeshjen në mes të Pejës dhe Prizrenit.
Edhe Peja edhe Prizreni do të luftojnë për fitore, ku përkohesisht fituesi do të ngritet në krye të tabelës dhe sipas rezultateve tjera mund ta mbyllin javen si lider.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 3 fitore e 1 humbje.
Ndeshja fillon nga ora 17:00.