AFATI PËR REGJISTRIM
Javën tjetër qartësohet Superliga
9 August, 2015 @11:21
Kanë mbetur edhe më pak se një javë për tu përcaktuar skuadrat pjesëmarrëse në të gjitha ligat e basketbollit kosoavar.
“Data për paraqitjen e ekipeve për gara në të gjitha kategoritë dhe të dyja gjinitë është 15 gushti,” ka bërë të ditur Sekretari i FBK-së, Leart Hoxha, në një bisedë me Borozani.com.
Pas kësaj, numri i ekipeve i dërgohet Këshillit Profesional, nga të cilit kërkohet mendim për sistem të garave për çdo ligë, ndërsa Bordi i FBK-së vendos vlerat e licencimit për çdo ligë dhe afatin për pagesë.
“Nëse dikush nuk i përmbush kriteret për licencim, ose paraqitet ndonjë situatë tjetër që nuk përmbush kushtet për pjesëmarrje, Bordi mund të vendos për një ekip shtesë përmes Wild Cardit,” ka shtuar Hoxha.
Deri më tani, përveç ekipeve që marrin pjesë në gara ndërkombëtare, Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi, ku po ka lëvizje së paku organizative, ekipet tjera janë në ‘pushime verore’.
Sidoqoftë, pjesa më e madhe e ekipeve nga stinori i kaluar, pritet të marrin pjesë në Superligë, hiç këtu Pejën që ende nuk është pranuar aty pas dënimit nga Komisioni Disciplinor, për rënie në një rang më të ulët të garave.