KANDEMIR
Jo Besiktasi, po Prishtina
4 July, 2013 @11:52
Trajneri turk, Ahmet Kandemir, do ta vazhdojë bashkëpunimin e tij me skuadrën e Sigal Prishtinës edhe për një stinor.
Bardhekaltërit nëpërmjet një komunikate të shkurtër për media kanë bërë të ditur se Kandemir do të vazhdojë të jetë kryetrajneri i skuadrës, duke shtuar se dakordimi në mes palëve është arritur sot.
Dje në mediat turke është përfolur shumë që turku do të emërtohet kryetrajner i Besiktasit, madje sipas tyre pritej që të premtën Besiktasi do ta zyrtarizonte marrëveshjen me Kandemirin, por pas komunikatës së fundit të Sigal Prishtinës, të gjitha spekulimet morrën fund.