KENAN SPAHI
Kosovari pranë Fenerbahçes
3 July, 2013 @10:05
Talenti kosovar i basketbollit, Kenan Spahi, nga stinori i ardhshëm pritet t’i mbrojë ngjyrat e njërës prej skuadrave më të forta në Turqi, Fenerbahçe Ulker.
Klubi nga Stambolli së fundi ka nënshkruar kontratë me trajnerin e mirënjohur, Zeljko Obradovic, dhe tani është duke planifikuar që ta forcojë skuadrën me basketbollistë të talentuar.
Kenan Spahi llogaritet si basketbollist vendor në Turqi dhe së bashku me alon 214 centimetërsh, Izzet Turkyilmaz, është kërkesa primare e gjigantit turk.
Kosovari 18 vjeçar stinorin e fundit ka luajtur te skuadra turke, Tofas, ku ka pasur mesatare prej 6.9 pikëve dhe 2.8 asistimeve.