TREPÇA
Me sponsor gjeneral!
29 June, 2013 @23:52
Si duket edhe Trepça po këndellet. Skuadra mitrovicase përflitet se është afër marrëveshjes me kompaninë telekomunikuese Ipko, e cila pritet të bëhet sponsor gjeneral i mitrovicasve dhe emri i ekipit të shndërrohet në Ipko Trepça.
Kështu kanë raportuar disa media kosovare pak më parë. Trepça pas shpalljes kampion në stinorin 2011/12, ka përjetuar stinorin më katastrofal të pasluftës pasi që për herë të parë nuk arriti të kualifikohet në Play-Off.
Trepça aktualisht ka humbur Drilon Hajrizin dhe Samir Zekiqin, ndërsa ka arritur marrëveshje me amerikanin Robert Goff.