SHORTI:
Vazot e Euroleagues 2013/14
29 June, 2013 @9:13
Shorti për ti caktuar grupet në ligën më të fortë të Europës, Euroleague, do të tërhiqet me katër korrik. Ndërsa para shortit, u caktuan vazot e 24 skuadrave, që do të garojnë në këtë ligë.
Do të formohen katër grupe, me nga gjashtë skuadra në të, ku skuadrat që janë të njejtit shtet, nuk do të kenë të drejtë të jenë në një grup të përbashkët.
Ndërsa për të shkuar në TOP 16shen, katër vendet e para të grupit do ta shijojnë raundin e dytë në Euroleague.
Kështu janë renditur skuadrat para shortit:
Vazo 1: Barcelona , Olympiacos, Panathinaikos, Real Madrid
Vazo 2: Anadolu Efes, Maccabi Electra , CSKA Moskova, Montepaschi Siena
Vazo 3: Laboral Kutxa , Unicaja Malaga, Fenerbahçe Ülker , Zalgiris Kaunas
Vazo 4: Galatasaray Liv Hospital, Lokomotiv Kuban, Budivelnik Kiev, Brose Baskets
Vazo 5: EA7 Emporio Armani, Partizan mt:s , Stelmet Zielona , Crvena Zvezda Telekom
Vazo 6: Bayern München, Strasbourg, JSF Nanterre, skuadra që do të inkuadrohet nga faza eliminatore.