KAMPIONJA
Fehmiu, opcion i Pejës!!!
28 June, 2013 @8:28
Ish basketbollisti Agon Fehmiu, ka mundësi që të bëhet trajner i kampiones aktuale të Kosovës, Peja.
”Është vetëm një ide. Do të ulemi të bisedojmë dhe do të shohim se çka do të ndodhë,” ka thënë Fehmiu për mediat, transmeton Koha Ditore sot.
Fehmiu, i cili është kryetar i Shoqatës së Streetballit të Kosovës, një kohë të gjatë ka punuar edhe si analist i basketbollit.
Përkundër se nuk ka përvojë në ndonjë skuadër, ai është njëri ndër opcionet e kampiones.
Peja, stinorin e kaluar ishte udhëhequr nga Rudolf Jugo dhe ai është gjithashtu opcion për të vazhduar edhe një vjet me skuadrën verdhë-e-zi nga Karagaçi.
Peja deri më tani është përforcuar me dy basketbollist: Drilon Hajrizi nga Trepça dhe Endrit Hysenagolli nga Kamza. Të dy këta janë lojtarë me frymë kampioni, pasi që Driloni ishte kampion i Kosovës me Trepçën dy stinorë më parë, ndërsa Hysenagolli me Kamzën u shpall kampion i Shqipërsië në stinorin e fundit.