TORCIDA
Trepça siguron qendrën
26 June, 2013 @9:04
Pas një stinori që duhet të lihet në harresë, Trepça, ka filluar që tash të përforcohet për stinorin e ri.
Kështu, drejtori sportiv i klubit mitrovicas, Naim Hajrizi, ka njoftuar se Trepça ka arritur marrëveshje me qendrën amerikane, Robert Goff, transmeton Koha Ditore sot.
Goff është basketbollist 206 centimetra i gjatë dhe 110 kilogramë i rëndë, ndërsa është 24 vjeçar.
Amerikani Goff së fundi ka qenë pjesë e skuadrës së skuadrës Marshall në ligën NCAA1, ndërsa ka mesatare prej 4.8 pikëve, 3.6 kërcimeve dhe 0.7 bllokada për ndeshje.
Trepça me të përfunduar stinori 2012/13 ka humbur lojtarin më të mirë, Drilon Hajrizi, i cili kaloi në Pejë. Gjithashtu edhe Samir Zekiqi, basketbollisti me potencial të madh, është në largim drejt RTV 21.
Trepça është në negociata edhe me dy ish basketbollistë të saj, Jaleel Nelson, njeriu që ka qenë ndër më të merituarit dy vite më parë, kur Trepça fitoi kurorën e dyfishtë si dhe kroatin Igor Milicic.